×
Friday, March 28, 2025

“Gratë e kanë të nevojshme të përfshihen në qeverisje”

March 3, 2020


Nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë është organizuar një tryezë diskutimi me temë “Gratë në politikë”, një nismë e mbështetur nga disa organizata të shoqërisë civile.

Të pranishëm në aktivitet ishin gratë deputete të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të ambasadave të ndryshme, dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që kanë në fokus promovimin e të drejtave të grave.

Në fjalën e saj, kryetarja e Aleancës së Grave Deputete në Kuvendin e Shqipërisë, Fatjona Dhimitri, tha se ky aktivitet mundëson një qasje në kërkesat e grave deputete, sipas saj, pavarësisht bindjeve të tyre politike për një njohje të personalizuar të lideshipit femëror.

Sipas saj Aleanca e Grave Deputete ka më tepër mundësi të organizojë aktivitete të tilla, të cilat tha ajo “ndihmojnë të jemi më tepër të fokusuar në orientimin e strategjive se si gratë mund të jenë më efektive në prioritetet që shqetësojnë jetën e qytetarëve dhe grave në veçanti.”

Ndërsa nënkryetarja e Aleancës së Grave Deputete në Kuvendin e Shqipërisë, Elona Gjebrea, duke folur për rëndësinë e këtij aktiviteti theksoi se aleanca ka shumë potencial.

“Ne do ta tregojmë që fuqizimi i rolit të gruas në politikë nuk është një çështje kuotash dhe obligimi, por është një potencial intelektual zhvillimi për të treguar se gratë kanë”, tha Gjebrea.

Të pranishmit në këtë aktivitet i përshëndeti edhe përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Lucija Straley, e cila theksoi se gratë e kanë të nevojshme të jenë të përfshira në qeverisje dhe në hartimin e politikave.

“Komunitetet tona kanë nevojë që ne të përfshihemi, pasi pikëpamjet që ne ofrojmë mund të përmirësojnë politikat që prekin jo vetëm gratë, por dhe burrat”, tha Straley.

Në aktivitetin dyditor që do të përfshijë edhe trajnime për rolin e grave në jetën politike, do të trajtohen disa çështje në lidhje me fuqizimin e aftësive udhëheqëse të deputeteve në Kuvendin e Shqipërisë, komunikimin, teknikat legjislative dhe aksesi në financimin e partive politike.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments