×
Wednesday, December 11, 2024

Gjermania dëbon dhjetëra azilkërkues

December 17, 2020


Një grup prej 30 azilkërkuesve, të cilëve u ishte refuzuar qëndrimi në Gjermani kanë mbërritur në Kabul. Ata ishin deportuar nga Gjermania, thanë zyrtarët nga ministria afgane e Refugjatëve dhe Riatdhesimit më 17 dhjetor.

Një total prej 937 azilkërkuesve janë dërguar nga Gjermania në Afganistan që nga dhjetori i vitit 2016 përmes 34 fluturimeve. Fluturimi i parafundit i dëbimit nga Gjermania ndodhi në muajin mars.

Vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian gjithashtu kanë rinisur fluturimet e dëbimit. Një aeroplan me 11 migrantë të dëbuar nga Austria dhe Bullgaria u ul në Kabul më 16 dhjetor. Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar deportimet, duke thënë se Afganistani, i shkatërruar nga dekada të luftës, është shumë i rrezikshëm për t’i kthyer azilkërkuesit përsëri. Pavarësisht nga fillimi i bisedimeve të paqes midis qeverisë së Kabulit dhe militantëve në shtator, konflikti vazhdon dhe situata e sigurisë po përkeqësohet.

Ka sulme të përditshme nga talibanët dhe militantët e Shtetit Islamik, të cilat po u shkaktojnë dëme civilëve në këtë vend.

Më 16 dhjetor, zyrtarët afganë thanë të paktën 13 oficerë policie u vranë në një sulm në një pikë kontrolli sigurie në provincën veriore të Baghlan. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA), thotë se 5.939 viktima civile – 2.117 njerëz të vrarë dhe 3,822 të plagosur – u regjistruan në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Pandemia e koronavirusit e ka përkeqësuar më shumë situatën, në një nga vendet më të varfra të botës. Kombet e Bashkuara paralajmëruan se 5 milionë afganë do të kenë nevojë për ndihmë vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe rritjes së konflikteve.

“Fondet e ndihmës janë të nevojshme urgjentisht”, tha zyrtari i lartë për Çështjet Humanitare, Ramesh Rajasingham, në një konferencë për media më 15 dhjetor.

Statistikat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se këtë vit rreth 300.000 njerëz janë detyruar të largohen nga konflikti në Afganistan.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments