Gjermani, Söder thirrje për ndalimin e motorëve me djegie nga viti 2035

27 Sep 2020 15:25
Shpërndaje:

Kryeministri i shtetit bavarez,  Markus Söder  bëri thirrje sot për një ndalim të regjistrimit të automjeteve me motorë me djegie nga viti 2035 e tutje, e ngjashme kjo me një skemë të ndjekur në Kaliforni.

“Jam shumë në favor të  vendosjes së një date përfundimi, ditë nga e cila motorët me djegie të karburanteve fosile nuk do të mund të riregjistrohen më”, tha Soeder në një videokonferencë të partisë së tij CSU.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, njoftoi të mërkurën se shteti amerikan do të heqë shitjen e të gjitha makinave me benzinë, naftë dhe hibride deri në vitin 2035, në një përpjekje për të luftuar ndryshimin e klimës.

Reklamë Ola

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x