×
Tuesday, August 9, 2022

Gjermani, policia ndërhyn ndaj protestës kundër koronavirusit

April 19, 2020

Policia në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, ndërhyri ndaj një grupi i cili kërkonte të protestojë kundër masave të marra në vend për koronavirusin e ri (COVID-19).

Policia arrestoi disa nga qindra persona të mbledhur pa leje në sheshin Rosa-Luxemburg, me arsyetimin se nuk kanë zbatuar rregullin e distancës sociale.

Ndërsa në anën tjetër bëhet e ditur se protestë është mbajtur edhe në qytetin Giessen lidhur me kufizimet për COVID-19.

Në protestën ku morën pjesë rreth 50 persona u hapën pankartat me mbishkrimin “Forconi shëndetësinë, në vend që të dobësoni të drejtat themelore. Mbroni kundër njerëzve jo viruseve”.

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka miratuar zhvillimin e protestave me një numër të kufizuar me kushtin për vendosjen e maskave dhe zbatimin e rregullit për distancën sociale në kuadër të luftës kundër COVID-19.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments