×
Saturday, October 1, 2022

Fushata e Trumpit nis procese gjyqësore në Miçigen dhe Pensilvani

November 4, 2020

Fushata e presidentit amerikan, Donald Trump, tha se ka nisur procese gjyqësore në shtetet kyçe të Miçigenit dhe Pensilvanisë, për të ndaluar numërimin e fletëvotimeve nga zgjedhjet e 3 nëntorit.

Fushata pretendoi se ka mungesë të qasjes dhe të transparencës sa u përket hapjes së fletëvotimeve.

“Kemi ngritur padi në Gjykatën e Kërkesave në Miçigen për të ndaluar numërimin, derisa të jepet qasje kuptimplote”, tha përmes një deklarate fushata e Trumpit.

Në Pensilvani, fushata i akuzoi zyrtarët zgjedhorë për moslejimin e “vëzhguesve” të saj që të jenë më afër se 8 metra nga kutitë e votimit.

“Po padisim edhe për të ndaluar përkohësisht numërimin, derisa të ketë një transparencë kuptimplote dhe republikanët të sigurohen se numërimi bëhet sipas ligjit”, tha një zyrtar i fushatës.

Paditë vijnë edhe pse nuk ka asnjë provë të keqbërjes nga ana e zyrtarëve zgjedhorë.

Nga pesë shtetet kyçe ku gara është tejet e ngushtë, Trump prin në Xhorxhia dhe Pensilvani, ndërsa rivali i tij demokrat, Joe Biden, në Arizonë, Miçigen dhe Nevada.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments