×
Friday, March 29, 2024

Frenimi i COVID-19, Franca zgjeron shtrirjen e shtetrrethimit gjatë natës

October 22, 2020


Franca ka vendosur të zgjerojë shtetrrethimn e natës duke mbuluar 54 nga 101 zonat e saj administrative dhe më shumë se dy të tretat e popullsisë, njoftoi sot kryeministri francez Jean Castex.

“Shtetrrethimi midis orës 21:00 dhe 06:00, që aktualisht zbatohet në nëntë qytete kryesore, përfshirë Parisin dhe Marsejën, tani do të mbulojë edhe qytete, fshatra dhe zona rurale, për të paktën gjashtë javë”, tha ai.

Castex theksoi se në valën e dytë aktuale të COVID-19, normat e infektimeve janë rritur me 40 % në një javë dhe tani qëndrojnë në 251 për 100 000 banorë në mbarë vendin.

“Muaji nëntor do të jetë një sprovë, tashmë e dimë këtë”, paralajmëroi kryeministri francez.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments