Franca, teste sistematike në aeroporte për udhëtarët nga vendet me rrezik
Testet virologjike për të zbuluar COVID-19 do të bëhen sistematike në ditët në vijim, në aeroportet franceze, për udhëtarët nga vendet e klasifikuara si “zona të kuqe”, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal.
“Ne do të sistemizojmë testet në aeroporte për udhëtarët që vijnë nga vendet e ashtuquajtura “zona të kuqe”, domethënë nga vendet ku virusi qarkullon më së shumti”, tha zëdhënësi i qeverisë së re.
“Ata që kanë arritur të bëjnë një test nga vendi i origjinës nuk do të duhet ta bëjnë atë përsëri kur të mbërrijnë në Francë. Ata do të duhet të kenë vetëm provën se e kanë bërë një test të tillë”, ai shtoi.
I pyetur rreth mundësisë për ta bërë të detyrueshme vënien e maskës në vende të mbyllura publike, Attal theksoi se francezët janë përgjegjës dhe, kur atyre u jepen rekomandime, ata i respektojnë ato në mënyrë të jashtëzakonshme.
Eunews.al