Forcim i kapaciteteve kombëtare dhe lokale për menaxhimin e emergjencave civile

04 Jul 2025 11:38
Shpërndaje:

Randi Davis, përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, së bashku me përfaqësues të Ambasadës Suedeze, zhvilluan një vizitë zyrtare në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në Tiranë dhe në Prefekturën e Fierit.

Në ambientet e AKMC-së, ata u pritën nga drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako. Gjatë takimit diskutuan për bashkëpunimin me UNDP-në në kuadër të projektit RESEAL, dhe vizituan infrastrukturën moderne të mbështetur nga ky projekt, përfshirë Qendrën Kombëtare të Emergjencave Civile, Qendrën Operacionale të Lëvizshme dhe hapësirat e dedikuara për pajisjet e emergjencave.

Në Fier, u zhvillua një takim me prefektin dhe përfaqësues të strukturave të emergjencave civile të qarkut dhe të 6 bashkive. U prezantua dokumentacioni përfundimtar dhe u dorëzuan uniforma të reja për ekipet e emergjencave civile.

Reklamë Ola

Kjo vizitë shënoi përmbylljen me sukses të fazës së parë të projektit RESEAL – “Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri”, duke ndihmuar në forcimin e kapaciteteve kombëtare dhe lokale për menaxhimin e emergjencave civile si hap i madh për sigurinë dhe bashkëpunimin në komunitet.

Projekti RESEAL – “Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri”, financohet nga qeveria portugeze dhe shqiptare dhe zbatohet nga UNDP Shqipëri.

Reklamë InterMedika