×
Monday, January 13, 2025

Familja Doda në Librazhd do ta kalojë Vitin e Ri në shtëpinë e re, Balla: Qëndrojmë pranë çdo familje në nevojë

December 31, 2020


Në ditën e fundit të vitit Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra ishte pranë familjes së Xhevdet Dodës në Lunik të Librazhdit.  

Familja e varfër tashmë ka mundësi ta kalojë vitin e ri në një shtëpi të re, pas kontributit të bizneseve dhe banorëve të zonës, për t’i dhënë  kësaj familje, ekstremisht të varfër, një shtëpi të re.

Banesa ku jetontë familja Xhoda ishte në kushte ekstreme dhe tërësisht e pabanueshme. Me të sëmurë në familje dhe në pamundësi për të ndërtuar vetë shtëpinë e tyre, të gjithë u angazhuan t’i japin kësaj familje një dritë shprese.
Balla falenderoi të gjithë ata që kontribuan në rikontruksionin e shtëpisë së z. Doda, ndërsa shtoi se “askush nuk do të jetë vetëm, pasi angazhimi ynë është t’i qëndrojmë pranë çdo familje, e sidomos atyre në vështirësi.”, u shpreh Balla.

Balla gjithashtu ka falenderuar djemtë që punuan me shpejtësi për ta bërë shtëpinë gati për festën e ndrrimit të viteve.

“Një pjesë e kontributit për këtë familje ishte dhe një familje shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë në SHBA. Në fakt një nga mësimet frymëzuese të Nënë Terezës është se “jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”, thekson Balla.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments