Begaj reagon pas vendimit në Hagë: Askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në

16 Sep 2026 13:25
Shpërndaje:

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat dënuan katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vite burg në total.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehu trishtimin për aktgjykimin dhe mbështeti vendosmërinë e mbrojtjes për ta apeluar atë.

“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër”, shkroi Begaj.

Reklamë Ola

Dhomat e Specializuara dënuan Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vite burg, Kadri Veselin me 18 vite dhe Rexhep Selimin me 13 vite. Të katër u shpallën fajtorë për krime lufte dhe të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe mund të ankimohet nga palët.

Reklamë InterMedika