×
Sunday, September 24, 2023

Eurozona i trembet një recesioni për shkak të COVID-19

November 4, 2020


Ministrat e Ekonomisë së eurozonës paralajmëruan sot në mbrëmje për rrezikun e recesionit të lidhur me valën e dytë të pandemisë së COVID-19 dhe bënë thirrje për mbajtjen e politikave fiskale miqësore me rritjen ekonomike.

“Shtrëngimi i masave kufizuese natyrisht që do të ketë një ndikim në aktivitetin ekonomik”, tha eurokomisioneri për Ekonominë, Paolo Gentiloni, pas një videokonference të Eurogrupit.

“Megjithatë, ka arsye për të besuar se ndikimi mund të jetë më i vogël se në pranverë”, shtoi ai.

Sipas tij, sektorët që do të preken më rëndë janë ai i shërbimit dhe në veçanti, strehimi turistik, kultura dhe koha e lirë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments