Eurostat: Inflacioni në Eurozonë regjistroi nivelin më të ulët të tetë muajve

02 Feb 2023 00:00
Shpërndaje:

Inflacioni i Eurozonës regjistroi nivelin më të ulët të tetë muajve në janar për shkak të rritjes më të ngadaltë të çmimeve të energjisë dhe shkalla e papunësisë mbeti e pandryshuar në një nivel më të ulët, treguan të dhënat e Eurostat.

Inflacioni u ngadalësua më shumë se sa pritej në 8.5% në janar nga 9.2% në dhjetor, zbuloi një vlerësim i shpejtë i Eurostat.

Çmimet pritet të rriten me 9.0%. Kjo ishte norma më e ulët që nga maji 2022. Inflacioni bazë, pa përfshirë çmimet e energjisë, ushqimeve, alkoolit dhe duhanit ishte 5.2% në janar, i pandryshuar nga dhjetori, por pak mbi parashikimin e ekonomistëve prej 5.1%.

Reklamë Ola

‘’Pavarësisht ngadalësimit të inflacionit total, inflacioni i lartë bazë do të mjaftojë që Banka Qendrore Evropiane (ECB) të rrisë normën e saj me 50 pikë bazë’’, theksoi ekonomisti i ING, Bert Colijn.

Indeksi i blerjeve të prodhimit global S&P (PMI) u rrit në nivelin më të lartë në pesë muaj, prej 48.8 në janar nga 47.8 muajin e kaluar.

Reklamë InterMedika

Chris Williamson, kryeekonomist i biznesit në S&P Global Market Intelligence, tha se kjo panoramë ekonomike është më e ndritshme se niveli përpara dimrit.