Europa përshëndet marrëveshjen post Brexit



Marrëveshja e arritur sot midis Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe për marrëdhëniet e tyre të ardhshme tregtare u mirëprit nga shumë vende në të gjithë Europën, e lehtësuar nga përfundimi i negociatave të gjata dhe shmangia e një ndarjeje “pa marrëveshje” më 1 janar.
Këtu janë reagimet kryesore ndaj përfundimit të kësaj marrëveshjeje.
Boris Johnson.
“Mendoj se kjo marrëveshje do të thotë stabilitet i ri dhe siguri e re në atë që ishte një marrëdhënie ndonjëherë e ashpër dhe e vështirë”.
“Britania e madhe do të jetë mikja juaj, aleatja juaj, mbështetja juaj dhe, të mos e harrojmë kurrë, tregu juaj i parë”.
Ursula Von Der Leyen
“Kjo marrëveshje do të mbrojë interesat europiane dhe kjo marrëveshje është gjithashtu, besoj, në interes të Britanisë së Madhe”.
“ Ajo do të hedhë bazat e forta të një fillimi të ri me një mik prej kohësh”.
Angela Merkel
“Unë kam shumë besim se kemi një rezultat të mirë këtu. Me këtë marrëveshje po hedhim bazat për një kapitull të ri në marrëdhëniet tona”.
Emmanuel Macron
“Uniteti dhe vendosmëria europiane dhanë rezultat. Marrëveshja me BM është thelbësore për të mbrojtur qytetarët tanë, peshkatarët tanë, prodhuesit tanë. Ne do të sigurohemi që të jetë kështu”.
“Europa po ecën përpara dhe mund të shikojë drejt së ardhmes, e bashkuar, sovrane dhe e fortë”.
Mark Rutte
“Është një lajm i shkëlqyer që një marrëveshje BE-BM u arrit pas negociatash të vështira. Ishtë e një rëndësie të madhe për të gjithë ne. Tani do ta studiojmë me kujdes”.
Giuseppe Conte
“Interesat dhe të drejtat e bizneseve dhe qytetarëve europianë u respektuan. BM do të jetë një partnere qendrore dhe aleate për BE-në dhe Italinë”.
Micheal Martin
“Një marrëveshje për Brexit-in është me të vërtetë e mirëpritur pas katër vitesh të gjata negociata.Unë mendoj se përfaqëson një kompromis të mirë dhe një rezultat të ekuilibruar”.
“Britania e Madhe do të mbetet gjithmonë një mike dhe partner e ngushtë”.
Pedro Sanchez
“Shtetet Anëtare do të shqyrtojnë marrëveshjen dhe Këshilli Europian do të votojë në ditët në vijim. Spanja dhe BM vazhdojnë të dialogojnë për të arritur një marrëveshje mbi Gjibraltarin”.
Erna Solberg
“Ky është një lajm i mirë për BM-në, BE-në dhe Norvegjinë. Një marrëveshje do të sigurojë më shumë parashikueshmëri për të gjithë, përfshirë Norvegjinë”.
Eunews.al

