×
Thursday, May 6, 2021

Europa kontinentale po përballet me rritjen e infektimeve ndërsa Britania është drejt hapjes

April 12, 2021

Mbretëria e  Bashkuar ka lehtësuar masat anti Covid. Nga sot janë rihapur pub-e e restorante me shërbime në ambient të hapur, parukieri, palestra, pishina dhe biblioteka.

Gjithashtu, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kanë filluar lehtësimin e masave.

Britania ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave në Europë , me më shumë se 127,000 të vdekur që nga fillimi i pandemisë. Por numri i rasteve, shtrimeve në spital dhe viktimat  kanë pësuar rënie falë bllokimit dhe programit  masiv të vaksinimit.

60% e popullsisë në Britani ka marrë të paktën një dozë. Ndërkohë, pjesa e Europës Kontinentale ka shënuar rritje të rasteve, me disa vende që kanë miratuar masa të reja dhe disa të tjera që kanë shtrënguar kufizimet.

Gjermania

Ndërsa Instituti Gjerman Koch Robert Koch (RKI) njoftoi se 15.2% e popullsisë së vendit – 12.7 milion njerëz  kanë marrë të paktën një dozë , por ai tha se situata është akoma shqetësuese.

Vendi regjistroi 17,855 raste të reja dhe 104 viktima, krahasuar me 12,196 raste dhe 68 viktima të një javë më parë. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nevojitej një mbyllje mbarëkombëtare, derisa shumica e personave të vaksinoheshin.

Franca

Kjo ishte java e parë e bllokimit mbarëkombëtar të Francës. Vendi vendosi të mbyllë shkollat ​​dhe të gjitha dyqanet jo-thelbësore  deri në fund të Prillit.

Ministri francez i Shëndetësisë Oliver Veran njoftoi të dielën një strategji të re të vaksinimit  midis dy dozave të BioNTech-Pfizer dhe Moderna, duke zgjatur intervalin e dozës së dytë  nga katër në gjashtë javë.

Masa synonte të ndihmonte në forcimin e shpërndarjes së vaksinave, raporton abcnews.al

Rumania

Rrugët e Bukureshtit të shtunën u mbushën me njerëz, të cilët protestuan kundër masave kufizuese për të luftuar përhapjen e virusit pavarësisht rritjes në numrin e rasteve dhe viktimave.

Protesta u mbajt në të njëjtën ditë kur vendi shënoi  1 milion raste me COVID që nga fillimi i pandemisë.

Njësitë e kujdesit intensiv spitalor po përpiqen të përballojnë kërkesën rekord të 1,500 pacientëve me COVID-19 dhe 12,000 të shtruarve në pavijonet e  tjera.

Sllovenia dhe Serbia

Ndërkohë që një pjesë e vendeve po rivendosen masa të ashpra bllokimi, dy vende të tjera që kanë vendosur të heqin kufizimet të hënën janë Sllovenia dhe Serbia.

Sllovenia do të heqë orën policore, gjithashtu parashkollorët dhe shkollat ​​fillore do të rihapen, së bashku me galeritë, muzetë dhe parukierit.

Serbia do të rihapë qendrat tregtare ndërsa restorantet do të vazhdojnë më shërbimin delivery.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për