Ekspertët izraelitë inspektojnë shtëpinë e familjes së kolegut të tyre me origjinë shqiptare që shërben në Izrael



Forcat izraelite vijojnë të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, që goditi Shqipërinë, duke lënë 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara.
Ditën e sotme, izraelitët kanë vizituar familjen e një ushtaraku me origjinë shqiptare, por që shërben në forcat ushtarake të Izraelit.
Lajmi bëhet i ditur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili shkruan në trjetin social “Facebook” se shqiptari nuk kishte mundur të vinte pranë familjes së tij në këto momente të vështira, por kolegët izraelitë e kanë siguruar se prindërit e tij janë mirë.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Krujë▶: Njësia e Forcave të Armatosura të Izraelit 🇮🇱🤝🇦🇱 në shtëpinë e ushtarakut B.D. me origjinë shqiptare të forcave ushtarake detare izraelite. Ne telefonatën që ata i bënë kolegut të tyre në një mision tjetër ushtarak, e siguruan se prinderit🤗 e tij ishin mirë dhe në duar të sigurta. Shokët e tij po kujdeseshin për prindërit dhe vëllezërit në Shqipëri.
Eunews.al

