Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i priti në buzë detit Jon dy kampionet e arta olimpike të Kosovës, Nora Gjakovën e Distria Krasniqin.
Rama shpreson që vizitën t’ua kthejë në Pejë për të mësuar nga eksperienca e shkollës së tyre të xhudos.
Ai shton se Krasniqi dhe Gjakova po japin forcë të jashtëzakonshme të shembullit.
STATUSI NGA EDI RAMA
Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trainerin e tyre fenomenal dhe miqtë e tjerë😍
Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve🙏
Eunews.al


