×
Thursday, June 25, 2020

Drafti/ Shqipëria në listën paraprake të vendeve që do të lejohen të udhëtojnë në BE më 1 korrik

June 25, 2020

Të mbyllur në një sallë në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE kur kufijtë ndërkombëtarë të bllokut të hapen më 1 korrik dhe se kush do të mbetet jashtë.

Lista ka nxitur tashmë polemika, pasi burime të brendshme zbuluan se Shtetet e Bashkuara – prekur më keqazi në mbarë botën nga COVID-19 me më shumë se 2.4 milionë të prekur nuk ishte në të.

Brazili dhe Rusia gjithashtu besohet të jenë në listën që i ndalohet hyrja për shkak të përgjigjes kanë pasur ndaj COVID-19.

Të enjten zyrtarët europianë dështuan të arrijnë në një vendim mbi vendet që nuk lejohet të hyjnë edhe pasi të hapen kufijtë e jashtëm të bllokut, ku një diplomat i BE i tha Euronews se zyrtarët nuk “arritën një marrëveshje” dhe se bisedimet do të vazhdojnë të premten.

Euronews siguroi draftin e plotë, nga burime diplomatike të BE, ku shfaqen vendet me të cilat do të hapen kufijtë e BE-së, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Burimet kanë hedhur dyshime gjithashtu për datën e hapjes, ku sugjerojnë se marrëveshjet nuk do të arrijnë të kapin këtë afat.

Lista e shteteve që do të lejohen të hyjnë në BE sipas draftit:

Shqipëria

Vatikani

Monako

Mali i Zi

Andorra

Serbia

Bosnja dhe Hercegovina

Ukraina

Turqia

Kosova

Republika Popullore Demokratike e Koresë 

Turkmenistani

Vietnami

Kina

Tajlanda

Mjanmar

Mongolia

Japonia

Koreja e Jugut

Gjeorgjia

Butani

Libani

Indonezia

Uzbekistani

India

Taxhikistani

Kazakistani

Palau

Zelanda e Re

Australia

Dominika

Bahamas

Shën Luçia

Uruguai

Kuba

Gujana

Paraguai

Venezuela

Nikaragua

Kosta Rika

Kanada

Angola

Tunizia

Namibia

Uganda

Mozambiku

Mauritius

Zambia

Etiopia

Moroku

Algjeria

Egjipti

Ruanda

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për