×
Sunday, January 18, 2026

Di Maio: Përdorimi i forcës në Bjellorusi, i papranueshëm

August 19, 2020


U kërkojmë autoriteteve të Minskut të përfundojë lirimin e të burgosurve politikë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të nisin sa më parë një dialog me forcat e opozitës, të cilat shpresojmë se do të çojnë në zgjedhje të reja në përputhje me standardet ndërkombëtare të transparencës dhe drejtësisë, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

Di Maio kujtoi se “më 11 gusht, një ditë pas konfirmimit zyrtar të rezultateve, Italia dënoi publikisht dhunën dhe valën e arrestimeve në vend”.

“Autoritetet e Minskut për fat të keq janë përgjigjur me një përdorim joproporcional të forcës që shkaktoi midis demonstruesit tre viktima dhe rreth 7000 arrestime. Shtypja e të drejtave kryesore civile dhe liritë themelore demokratike, përfshirë median, është e papranueshme”, theksoi Di Maio.

”Italia është në të njëjtën linjë me partnerët e BE-së për përgjigjen ndaj krizës bjelloruse. Italia dhe Europa janë duke punuar për të siguruar përgjigjet adekuate”, shtoi ai.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments