×
Monday, December 6, 2021

Di Maio: BE të mos e quajë veten të Bashkuar nëse Shqipëria është jashtë saj

March 6, 2021

Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio në fjalën e tij në ceremoninë përkujtimore të eksodit të shqiptarëve mbajtur në Puglia, tha se BE nuk duhet ta quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten jashtë.

“Në ditët e para të atij viti, arritën Brrindin, pjesa më e madhe ishte në mëshirë të fatit, në një vend që e donin nëpërmjet TV dhe kishin mësuar gjuhën dhe kulturën dhe më pas në 8 hgusht zbarkimi i anjies Vlora dha pamje që ka episode shumë të madhe për Shqipërinë, por edhe për vendin tonë. Marr si shembull fjalët e Evis Malajt, që e përshkruan Shqipërinë “ishte vendi më i izoluar i vendit, i armatosur gjer në dhëmbë, një politike e brendshme shumë e shtypur, për ata nuk kishte zgjidhje tjetër veç se të linin vend, vetëm se kalimi i kufijve ishte i pamundur.

Koha sot është më e drejtë dhe kemi një shembull të një miqësie më vëllazërorë, mendoj për mobilizimin italian kur vendi u godit nga tërmeti, e më pak kur mjekë dhe infermier arritën nga Shqipëria për të na ndihmuar për të përballuar COVID-in. Lidhja jonë që tashmë është e fortë e gjen mbështetjen dhe në NATO, nuk mund të mos quhemi të kënaqur, vetë Europa nuk e quan të bashkuar nëse qëndron jashtë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, ne do angazhohemi që kjo gjë të ndodh sa më shpejt. Ftesa jonë është që të mos jenë ngurues dhe t’i hedhin poshtë paragjykimet e tyre. Duhet të fillojë me vrull zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor”, shprehet Di Maio.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për