×
Tuesday, July 27, 2021

Deputeti gjerman, kritika BE-së: Dështuam, programi i vaksinimit kaotik!

February 28, 2021

Një eurodeputet gjerman pjesë e Parlamentit Europian ka kritikuar BE për paaftësinë për të siguruar dhe shpërndarë vaksinat anti-Covid. Deputeti gjerman Gunnar Beck tha se programi i BE për vaksinën është kaotik, me grindje dhe mosmarrëveshje dhe një dështim i vërtetë. Ndërsa vlerësoi Britaninë për realizimin e një programi vaksinimi nga më të suksesshmit duke thënë se kjo ndodhi vetëm fal faktit se ajo iku nga BE, pra “liritë falë Brexit” e cilësoi eurodeputeti. Eurodeputeti Beck tha se Britania e vetme arriti të porositë 90 milion doza të vaksinës AstraZeneca, ndërkohë që BE vendosi të mos veprojë në emër të 27 vendeve anëtare. Ai shtoi se blloku është në një “krizë të përhershme” dhe këmbënguli se fokusi i BE-së për të punuar së bashku ka pasur një efekt të dëmshëm.

“Gjermania do t’ia kishte dalë shumë më mirë vetëm, pa dorën e vdekur të BE-së. Rrënjët e problemit datojnë në fillim të verës së kaluar kur ishte e ngadaltë për të siguruar furnizime të vaksinave, veçanërisht në krahasim me Britaninë. Ndërsa Britania përdori liritë e saj të Brexit për të marrë një sërë vaksinash të ndryshme dhe për të organizuar një shpërndarje kombëtare, BE hyri në mënyrën e saj të paracaktuar të krisjes reciproke, grindjeve dhe dështimeve” tha eurodeputeti. Britania e Madhe ka arritur të marrë rreth 20 milion doza duke vaksinuar rreth 35% të popullsisë. Ndërsa në Europë, ritmet kanë qenë të ngadalta. Gjermania ka vaksinuar vetëm 5% të popullsisë prej 84 milion banorë.

Kritika ndaj BE ka pasur edhe kryeministri Edi Rama, dukë thënë se ajo nuk lejoi shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit. Këto kritika kanë nxitur dhe reagimin e Ambasadës Franceze e cila shprehet se BE është donatori më i madh në këtë rajon dhe se nuk mund të sulmohet kështu një vend mik por edhe të ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, i cili tha se vendi nuk kishte paraqitur një plan vaksinimi dhe kjo ishte arsyeja që BE nuk e kishte ndihmuar me vaksina. Kryeministri Rama iu përgjigj këtyre deklaratave se Shqipëria nuk i kishte kërkuar BE-së fonde por vaksina për të lejuar vaksinimin e shqiptarëve dhe se vendi ynë do i blinte ato. Kryeministri shpjegoi se kishte pritur më shumë solidaritet nga disa vende të Bashkimit Europian.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për