COVID-19/ Ushtria zvicerane përforcon spitalet e mbingarkuara
November 18, 2020



Qeveria zvicerane njoftoi sot rritjen e përforcimit ushtarak për spitalet e mbingopura nga vala e dytë e COVID-19.
Ushtria mund të thirret për përforcim deri në fund të marsit, në mënyrë që të kontribuojë në logjistikë, në gjurmimin e rasteve të kontaktit dhe për të kompensuar humbjen e personelit në rast infektimi.
“Me këtë kontribut nga mbrojtja civile dhe ushtria, unë shpresoj të jemi në gjendje të mbështesim sistemin tonë shëndetësor në mes të stuhisë dhe të shmangim kështu vuajtjet e panevojshme”, tha ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd, për gazetarë.
Kantoni i Gjenevës, më i prekuri në vend, njoftoi se spitalet e tij e kërkuan një ndihmë të tillë pas dhjetëfishimit të numrit të pacientëve në vetëm një muaj.
Eunews.al

Ndiqe
0 Comments