×
Thursday, September 28, 2023

COVID-19, Turqia aprovon përdorimin e vaksinës kineze

January 13, 2021



Organi zyrtar turk i barnave dhe pajisjeve mjekësore miratoi vaksinën kineze CoronaVac për përdorim urgjent kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Pas vlerësimeve të dozave, Agjencia Turke e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (TITCK) njoftoi se ka autorizuar vaksinën e njohur si CoronaVac, e cila u zhvillua nga kompania me bazë në Pekin SinoVac. 

“Gjatë vlerësimit të të dhënave shkencore, mostrat që u dorëzuan në vendin tonë janë ekzaminuar në laboratorët e institucionit tonë gjatë 14 ditëve”, tha TITCK në një deklaratë, duke shtuar se vaksina do të dorëzohet me shpejtësi për publikun.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments