×
Wednesday, November 29, 2023

COVID-19/ Thierry Breton: BE synon arritjen e imunitetit në qershor

March 22, 2021


Komisioneri Europian i vaksinimit kundër COV-19, Thierry Breton deklaroi për TF1 se Europa është tashmë kontinenti që prodhon më shumë vaksina dhe se vonesat e fushatës së vaksinimit në raport me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe janë vetëm tri javë.

“Neve nuk do të na mungojnë vaksinat, ato do të jenë gati shumë shpejt”, shtoi ai.

“Objektivi është imunizimi për Europën deri në qershor”, nënvizoi Breton.

Ai përmendi datën simbolike të 14 korrikut, festa kombëtare franceze.

”Kjo është dita, që Europa do të ketë arritur imunitetin”, theksoi Breton.

Breton shtoi se Europa nuk do të ketë nevojë për vaksinën ruse.

”Prioritet do të kenë vaksinat e prodhuara në territorin europian”, nënvizoi komisioneri europian.

“Ne nuk do të kemi absolutisht nevojë për vaksinën Sputnik V. Rusët kanë vështirësi të mëdha në prodhim dhe ne do të ndihmojmë në një periudhë të dytë nëse kanë nevojë”, shtoi ai.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments