×
Wednesday, March 22, 2023

COVID-19/ Portugalia përgatitet për një lehtësim gradual të masave kufizuese

March 11, 2021




Portugalia prezantoi sot një plan për lehtësimin gradual të masave kufizuese, pas rreth dy muajve të fillimit të një kufizimi të përgjithshëm për t’i bërë ballë një vale të tretë agresive të epidemisë së COVID-19.

Qeveria do të publikojë sot dispozitivin e saj për lehtësimin e diferencuar të kufizimeve sipas sektorëve të veprimtarisë dhe fleksibilitetit sipas evolucionit të treguesve të rrezikut, në fund të një këshilli ministrash, koha e të cilit nuk është saktësuar.

“Ne kemi aktualisht nivele përhapjeje mes më pak lartëve në Europë”, theksi sot ministri i Ekonomisë, Pedro Siza Vieira.

“Sipas ekspertëve, kushtet janë përmbushur, për një rihapje para Pashkëve”, konfirmoi ministri në përfundim të një takimi me partnerët socialë për planin e lehtësimit të masave kufizuese, por pa dhënë shumë detaje.

Megjithatë, qeveria ka njoftuar disa masa për të përgatitur rikthimin e nxënësve në shkolla.

Ky rikthim do të mbështetet në vendosjen e një depistimi masiv në ambientet shkollore, ndërkohë që mësuesit dhe personeli janë përzgjedhur si prioritarë për vaksinën kundër COVID-19.

“Kjo korrespondon me atë që ne kërkonim”, theksoi presidenti i Shoqatës së drejtuesve të shkollave publike, Filinto Lima.

Për momentin, vetëm 297 000 persona kanë marrë dy doza të vaksinës, rreth 3% e popullsisë portugeze.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments