COVID-19, Këshilli i Europës miraton paketën e ndihmës 3 miliardë euro për të mbështetur partnerët dhe fqinjët



Këshilli i Europës miratoi sot një vendim për të siguruar deri në 3 miliardë euro ndihmë makro-financiare për dhjetë vende partnerë të zgjerimit dhe vendet fqnje për t’i ndihmuar ata në përballimin me sukses të situatës se krijuar nga pandema COVID-19.
Ndihma financiare do të ofrohet në formën e kredive me kushte shumë të favorshme dhe do të ndahet si më poshtë:
Shqipëria: 180 milion euro, Bosnje-Hercegovina: 250 milion euro, Gjeorgjia: 150 milion euro, Jordania: 200 milion euro, Kosova: 100 milion euro, Moldavia: 100 milion euro, Mali i Zi: 60 milion euro, Republika e Maqedonisë së Veriut: 160 milion euro, Tunizia: 600 milion euro dhe Ukraina: 1200 milion euro.
Ndihma e BE do t’i ndihmojë këto juridiksione të mbulojnë nevojat e tyre të menjëhershme të financimit të cilat janë rritur si rezultat i shpërthimit të COVID-19. Së bashku me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, fondet do të ndihmojnë në forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe krijimin e hapësirës për të lejuar që burimet të ndahen në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve dhe për të zbutur pasojat negative socio-ekonomike të pandemisë koronavirus.
Eunews.al

