COVID-19/ Italia shënon 24 mijë infektime dhe 501 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit
April 1, 2021




Situata e COVID-19 në Itali vijon të jetë e paqëndrueshme.
Autoritetet shëndetësore përtej Adriatikut, njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23.649 të infektuar. Ndërsa nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin 501 qytetarë.
Orët e fundit, në të gjitha spitalet e vendit janë shtruar në njësitë e kujdesit intensiv, plot 3.618 pacientë.
Ndërsa janë shtruar në spital 28.949 qytetarë, ka një rënie referuar një dite më parë, ku u regjistruan 231 pacientë më shumë.
Eunews.al

Ndiqe
0 Comments