×
Friday, June 26, 2026

Irani dhe SHBA vendosin linjë të drejtpërdrejtë komunikimi për Ngushticën e Hormuzit

June 26, 2026


Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi për Ngushticën e Hormuzit, me synimin për të parandaluar incidente që mund të çojnë në përshkallëzim ushtarak.

Lajmi u bë i ditur nga media shtetërore iraniane Press TV, e cila raportoi se mekanizmi është parashikuar në deklaratën përfundimtare të bisedimeve të zhvilluara në Zvicër, të ndërmjetësuara nga partnerë ndërkombëtarë.

Sipas raportimit, linja e komunikimit është krijuar për të shmangur incidentet në Ngushticën e Hormuzit dhe për të zbatuar dispozitat e nenit 5 të Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit.

Zhvillimi vjen në një kohë kur vazhdojnë mosmarrëveshjet mbi rregullat e lundrimit në këtë korridor strategjik detar. Autoritetet iraniane kanë kërkuar që anijet të përdorin rrugët e përcaktuara dhe të koordinohen me institucionet iraniane gjatë kalimit nëpër ngushticë.

Teherani dhe Uashingtoni arritën një mirëkuptim me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe Katarit, ndërsa marrëveshja hyri në fuqi më 18 qershor.

Dokumenti parashikon përfundimin e armiqësive, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe vendosjen e marrëveshjeve të përkohshme për tranzitin detar përgjatë kësaj rruge ujore strategjike.




Comments are closed.