×
Wednesday, September 27, 2023

Conte shpall masat e reja! Italia kufizon qarkullimin, qendrat tregtare dhe transportin publik

November 2, 2020



Rritja e menjëhershme e rasteve me Covid 19 ka sjellë masa të reja kufizuese në Itali. Kryeministri Giuseppe Conte në fjalën e tij në Parlament foli për masa të diferencuara në nivel rajonesh dhe në bazë të rasteve të infektimeve.

Një ndër masat e shpallura nga Kryeministri është kufizimi i lëvizjes për të udhëtuar nga dhe në drejtim të Rajoneve me koeficientë të lartë të rrezikut, me përjashtim të punës, studimit dhe nevojave shëndetësore.

Po ashtu parashikohet ulja me 50% e kapaciteteve të transportit publik lokal në 50%”, mbylljen e muzeve, ndalimin e qendrave tregtare gjatë fundjavave dhe një shtetrrethim në mbrëmje. Mësimi do jetë në distancë për shkollat e mesme.

“Rastet e Covid po rriten gjithandej. Brenda një kornize globale, BE është një nga zonat më të prekura nga ndikimi i valës së dytë. Në javët e fundit, rritja e rasteve të Covid ka qenë 150 infeksione për çdo 100 mijë banorë dhe gjithashtu në vendin tonë situata po përkeqësohet, ringjallja e virusit ka çuar në një shumëfishim të konsiderueshëm të infeksioneve “.

“Duke u nisur nga situata veçanërisht kritike në disa rajone ne jemi të detyruar të ndërhyjmë. Ne jemi të vetëdijshëm për zhgënjimin dhe zemërimin e qytetarëve që e gjejnë veten duke jetuar me kufizime të reja. Ne i dimë pasojat që kufizimet do të kenë në situatën ekonomike”,- shprehet Conte.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments