Bushati vlerëson efektivët shqiptarë të NYPD: Krenari për kombin dhe ura miqësie mes Shqipërisë dhe SHBA

09 Oct 2026 • 20:42
Shpërndaje:

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka vlerësuar kontributin e efektivëve shqiptarë të Policisë së Nju Jorkut (NYPD), gjatë Gala-së së 3-të Vjetore të Illyrian Society.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bushati shprehu krenarinë për profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin e efektivëve shqiptarë, të cilët, sipas tij, përfaqësojnë vlerat më të mira të kombit shqiptar.

Gala-ja vjetore u kushtua vlerësimit të arritjeve, sakrificave dhe kontributit të çmuar të efektivëve shqiptarë në shërbim të komunitetit.

Reklamë Ola

Ambasadori Bushati theksoi se shqiptarët, përmes punës dhe dinjitetit të tyre, luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke ndërtuar ura miqësie dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.