Bullgari, vijojnë protestat anti-qeveritare



Vijojnë protestat në Bullgari ku me mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Boyko Borisov të akuzuar për korrupsion dhe largimin e kryeprokurorit.
Protestuesit në Sofje duke brohoritur “Mafia Dorëhiquni” qëndrojnë jashtë godinës së qeverisë e më pas marshojnë drejt parlamentit.
Presidenti bullgar, Rumen Radev, i ka bërë thirrje qeverisë së Borisov dhe kryeprokurorit që të japin dorëheqjen.
Presidenti i zgjedhur në vitin 2016 ka kritikuar hapur qeverinë e qendrës së djathtë, duke e akuzuar për korrupsion, mungesë drejtësie dhe duke penguar lirinë e fjalës.
Socialistët e opozitës, të cilët mbështesin Presidentin Rumen Radev dhe protestat, kanë thënë se ata do të paraqesin një mocion mosbesimi ndaj qeverisë më 15 korrik, në të njëjtën ditë kur planifikohen demonstrime masive.
Eunews.al

