Brukseli reagon mbas zgjedhjeve në Britani, jemi gati për të vijuar me Brexit

13 Dec 2019 • 13:34
Shpërndaje:

Britanikët janë pro Brexit. Ishte ky mesazhi i fortë i cili u përcoll herët në mëngjes në Bruksel. I menjëhershëm ishte reagimi i Presidenti të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili mbas urimit për fitoren i kujton Boris Johnson që Bashkimi Europian është gati për nisjen e fazës së dytë të Brexit. Tregtia, zhvillimi ekonomik, madje edhe siguria apo mbrojtja janë fusha për të cilat Presidenti i Këshillit Evropian thekson rëndësinë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.

Fitorja e konservatorëve solli zhgënjim por edhe lehtësim sepse më në fund britanikët shprehën qartë qëndrimin e tyre në lidhje me Brexit. Ky lehtësim lexohet qartë në një postim të kryeministrit irlandez Leo Varadkar, i cili u shpreh se tashmë Johnson ka mundësinë për të vazhduar me hapin e rradhes, miratimin e Marrëveshjes.  

Në deklaratat e tij të mëparashme, Boris Johnson e ka kundërshtuar zgjatjen e periudhës së tranzicionit post-Brexit përtej 2020, aspekt i cili është komentuar edhe nga minsitrat e Jashëm të BE-së për shkak se nuk lë shumë hapësirë për negocjuar një marrëveshje.  

Reklamë Ola

“Ne duhet të jemi realistë rreth afateve. Të bësh diçka në më pak se një vit është shumë sfiduese ” deklaroi Helen McEntee, Ministrja e Irlandës për çështjet e BE-së, për Financial Times.

Pavarësisht deklaratave, zhgënjimeve apo lehtësimeve ajo që është e qartë dhe emërues i përbashkët tek të gjithë aktorët e përfshirë është vendimi për të vijuar me Brexit.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x