×
Tuesday, December 10, 2024

Britani e Madhe, kryeministri Johnson mbetet në kujdes intensiv

April 7, 2020


Gjendja e kryeministrit britanik, Boris Johnson në kujdesin intensiv mbetet e njëjtë, por ai “nuk është në ventilator”, bëri të ditur kancelari i Exchequer-it, Michael Gove.

Duke folur për BBC sot në mëngjes, Gove tha se situata e Johnson-it u përkeqësua pasi u dërgua në spital të dielën për një seri testesh.

“Këshillat mjekësore ishin që ai të transferohej në kujdesin intensiv rreth orës shtatë të mbrëmjes së kaluar”, tha Gove.

“Pas kësaj, Kabineti u informua, por Sekretari i Kabinetit thirri një telefonatë për të na shpjeguar situatën”, tha ai.

Gove tha se Johnson “nuk është në ventilator”.

“Një nga arsyet për të qenë në kujdesin intensiv është të sigurohemi se çdo mbështetje që ekipi mjekësor konsiderohet i përshtatshëm mund të ofrohet”, shtoi ai.

“Ekipi në spitalin ‘St. Thomas’ është në mesin e disa prej klinikave më të mira në vend. Mjekët do të marrin vendime të duhura mjekësore dhe ata kanë mbështetjen tonë të plotë në punën jashtëzakonisht të rëndësishme që bëjnë ata”, tha Gove.

I pyetur nëse kryeministri ka pneumoni në këtë fazë, Gove tha se “nuk ishte i informuar për këtë”.

Karantina, pastaj spitali

Johnson u pranua në kujdesin intensiv të hënën në mbrëmje pasi gjendja e tij u përkeqësua që kur u infektua me koronavirusin e ri, thuhet në një deklaratë të qeverisë.

“Që nga e diela në mbrëmje, kryeministri ka qenë nën kujdesin e mjekëve në spitalin ‘St. Thomas’ në Londër pasi u pranua me simptoma të vazhdueshme të koronavirusit”, thuhet në një deklaratë të Downing Street.

“Pasditen e së hënës gjendja e kryeministrit është përkeqësuar dhe me këshillën e ekipit të tij mjekësor, ai është transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv në spital”, thuhet më tej.

Johnson, 55-vjeç, 11 ditë më parë rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit dhe mbeti në izolim për shtatë ditë në përputhje me udhëzimet e qeverisë.

Në një video të premten e kaluar, ai tha se ndjehet më mirë, por temperatura e lartë vazhdoi ndërsa të dielën u dërgua në spital për teste të mëtejshme.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments