Borrell: BE e gatshme të punojë për një dialog me Turqinë
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se BE është e gatshëm të vazhdojë të punojnë për një dialog me Turqinë.
Borrell bëri një postim nga llogaria e tij në median sociale lidhur me bisedën nëpërmjet videokonferencës
“Ne jemi të gatshëm të punojmë për dialogun me Turqinë”, postoi ai në llogarinë e tij në Twitter, duke theksuar se i është bashkuar bisedës së dobishme mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Nga ana e saj, von der Leyen theksoi se ka realizuar një bisedë të mirë me presidentin Erdoğan, duke biseduar për COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike dhe detyrat e caktuara për Turqinë në takimin e Këshillit të BE-së të muajit dhjetor 2020.
Ndër të tjera, Borrell vuri në dukje se pret me padurim në Bruksel ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, për të ndjekur detyrat që liderët e BE-së kanë caktuar në lidhje me Turqinë, në Samitin e Liderëve të mbajtur në muajin dhjetor.
Pritet që ministri i Jashtëm, Çavuşoğlu, të vizitojë Brukselin më 21 janar.
Eunews.al







