×
Tuesday, June 16, 2026

Biden: Trump po pengon tranzicionin e qetë të pushtetit

December 29, 2020


Administrata në largim e presidentit aktual Trump po pengon një tranzicion të qetë të pushtetit, veçanërisht për çështjet e mbrojtjes, deklaroi presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden.

“Tani për tani, ne nuk po marrim të gjitha informacionet që na duhen nga administrata në largim në fushat kryesore të sigurisë kombëtare. Nuk është asgjë më pak, për mendimin tim, se një papërgjegjësi”, theksoi Biden në një fjalim nga Delaware.

Trump refuzon të pranojë humbjen në zgjedhjet e nëntorit.

Ai nuk e ka takuar Biden dhe është e paqartë nëse do ta takojë përpara 20 janarit, ditës kur një president amerikan merr zyrtarisht postin.

Tradicionalisht, administrata në largim punon me ekipin në hyrje për të ndihmuar në sigurimin e një tranzicioni të qetë, në emër të interesit kombëtar.

Trump ka lëshuar fonde që janë alokuar ligjërisht për administratën në hyrje gjatë periudhës së tranzicionit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
oldest
newest most voted