×
Thursday, June 1, 2023

Betohen në presidencë 3 anëtarët e SPAK

May 21, 2020



Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit të tre anëtarëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Sotir Kllapi, z. Vladimir Mara dhe z. Dritan Prençi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit Ilir Meta:

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ju kërkuar të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesionale dhe të pavarur, ashtu siç duhet të funksionojnë të gjitha institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës apelon për të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments