×
Friday, August 12, 2022

BE zhbllokon tre miliardë euro ndihmë për sistemet shëndetësore

April 18, 2020

Bashkimi Europian miratoi më shumë se tre miliardë euro  për të mbështetur sistemet shëndetësore në shtetet e BE-së të prekura nga pandemia e koronavirusit.

“Këto para do të mundësojnë për BE-në të blejë dhe të shpërndajë furnizime mjekësore të tilla si respiratorë dhe pajisje mbrojtëse, si dhe të rekrutojë dhe të shpërndajë personel shëndetësor drejt pikave të nxehta të infeksionit”, deklaroi Parlamenti Europian në një komunikatë.

Fondet do të shërbejnë gjithashtu për të ndihmuar shtetet të ndërtojnë spitale fushore dhe të transportojnë pacientë dhe materiale në zonat transkufitare.

Paketa përfshin gjithashtu 350 milionë euro për të ndihmuar Greqinë për t’i bërë ballë presioneve migratore dhe 100  milionë dollarë për të mbështetur rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit.

Këto fonde do të vijnë nga buxheti i mbetur i BE-së, por kontributet financiare mund të vijnë gjithashtu nga shtetet anëtare, individë ose fondacione, si dhe përmes përpjekjeve për mbledhjen e financimeve”, deklaroi BE.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments