×
Thursday, September 28, 2023

BE sanksione të reja Rusisë mbi sulmin e hakerave në parlamentin gjerman

October 23, 2020



Bashkimi Europian vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë në përgjigje të një sulmi masiv hakerash në parlamentin gjerman në 2015.

Sipas një dokumenti vendimmarrës të botuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian, ndalimi i udhëtimit dhe ngrirja e aseteve prek dy individë dhe një njësi ushtarake të akuzuar për sulme kibernetike.

”Individët janë kreu i shefit ekzekutiv të stafit ushtarak rus, dhe një nga hakerat e dyshuar”, deklaruan burime pranë BE-së.

Subjekti në shënjestër është pjesë e agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake GRU e njohur si “njësia 26165″ ose më shpesh ”Fancy Bear”.

Sipas raporteve të ndryshme të mediave, hetuesit federalë e konsiderojnë GRU përgjegjës për sulmin ndaj parlamentit gjerman në prill dhe maj 2015.

Shumë kompjuterë në zyrat e ligjvënësve janë infektuar me spyware, përfshirë ata në zyrën e kancelares Angela Merkel.

I gjithë sistemi kompjuterik i parlamentit duhej të rishikohej.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments