BE premton 170 milionë euro ndihmë humanitare për Sirinë
Bashkimi Europian do të zhbllokojë 170 milionë euro ndihmë urgjente për përballimin e situatës humanitare në Siri, tha sot kryediplomati europian, Josep Borrell, për vizitë në Turqi.
“Ne kemi njoftuar për një ndihmë humanitare shtesë prej 170 milionë eurosh për të vazhduar të ndihmojmë më të prekurit në Siri”, tha Borrell në një konferencë për shtyp në Ankara, ku u takua me disa zyrtarë turq.
“Nga kjo shumë, 60 milionë euro do t’i kushtohen veçanërisht krizës humanitare në veriperëndim të Sirisë”, shtoi ai.
Vizita e Borrell-it vjen disa ditë pas njoftimit nga Turqia të hapjes së kufijve të saj me Europën për të lejuar kalimin e migrantëve.
Situata humanitare në rajonin e Idlibit, është rënduar së tepërmi që kur regjimi i Bashar al-Asadit filloi një ofensivë të madhe në dhjetor për të rimarrë këtë fortesë të fundit të rebelëve.
Eunews.al