Bashkimi Evropian do t’i dërgojë Ukrainës 1 miliardë euro (1 miliard dollarë) kredi si ndihmë financiare për të mbështetur vendin në kuadër të pushtimit rus.
“Kjo do t’i sigurojë Ukrainës fondet e nevojshme për të mbuluar nevojat urgjente dhe vënë në funksion infrastrukturën kritike”, tha në një deklaratë ministri çek i Financave, Zbyněk Stanjura.
Republika Çeke aktualisht mban presidencën e rradhës gjashtëmujore të BE-së. Një takim i ministrave të Financave të BE-së në Bruksel i kryesuar nga Stanjura i dha dritën jeshile paketës financiare.
Kreditë janë pjesë e propozimeve të Komisionit Evropian për të ofruar deri në 9 miliardë euro ndihmë financiare deri në fund të vitit për Ukrainën mes të pushtimit të Rusisë.
Fondi i miratuar prej 1 miliardë eurosh do të ndihmojë Ukrainen të përballojë kostot publike si sigurimi i pagave dhe mbajtja e spitaleve dhe shkollave të hapura, ndër të tjera.
Paketa e fundit e ndihmës financiare, një kredi afatgjatë me kushte të favorshme, e çon shumën totale të ndihmës ekonomike për Ukrainën në 2.2 miliardë euro, duke përjashtuar ndihmën ushtarake dhe humanitare.


