“BE e gatshme për negociata intensive, Britania e Madhe të vendosë”
October 21, 2020



Koha e mbetur në dispozicion për një marrëveshje mbi marrëdhëniet pas Brexit është e shkurtër edhe pse ne jemi gati të negociojmë 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në fjalën e tij në Parlamentin Europian.
”Britania e Madhe ka një zgjedhje madhe për të bërë”, theksoi ai.
”Është një zgjedhje e lirë dhe sovrane. Ne gjithmonë do t’i respektojmë ata, por kjo zgjedhje do të përcaktojë qasjen në tregun tonë të vetëm”, shtoi Michel.
”Ne duam një marrëveshje, por jemi gjithashtu të gatshëm për një vendim ‘pa marrëveshje”, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në fjalën e tij në Parlamentin Europian.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments