Baze: Lulzim Basha foli si një i marrë peng, por duhet të zgjedhë mes Berishës e SHBA

19 May 2021 21:13
Shpërndaje:

Botuesi Mero Baze ka komentuar qendrimin e Lulzim Bashës, pas
shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga SHBA.
“Lulzim Basha foli si një i marrë peng.


Ai është i terrorizuar nga një anë, se mos Berisha e akuzon se e ka
shitur tek SHBA dhe nga ana tjetër se mos SHBA e akuzon si besnik të
Berishës.


Është e vërtet se qëngji i urtë pi dy nëna, por kur ujku shfaqet tek
dera nuk pi dot asnjë.
Zgjidh Lulzim! Nuk bëhesh dot me të dy”, shkruan Baze.

Reklamë Ola


Lulzim Basha në reagimin e tij mori në mbrojtje Sali Berishën, duke kërkuar transparence e fakte nga SHBA, për akuzat ndaj Berishës.

Eunews.al

Reklamë InterMedika