×
Saturday, April 19, 2025

Bashkimi Europian përshëndet formimin e qeverisë së re në Kosovë

February 4, 2020


Shefi i diplomacisë Europiane, Josep Borrell ka mirëpritur formimin e Qeverisë së re të Kosovës dhe ka shfaqur pritjet e tij për intensifikimin e diskutimeve dhe bashkëpunimit për marrëdhëniet Bashkimi Evropian-Kosovë, për reformat dhe dialogun.

Borrell thënë se BE mbetet e përkushtuar të punojë me institucionet dhe njerëzit e Kosovës për të ecur përpara në rrugën evropiane, duke kujtuar se ka shumë punë përpara që qeveria e re të zbatojë dispozitat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës së Reformës Evropiane, dhe promovimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin socio-ekonomik.

“Bashkëpunimi rajonal duhet të përmirësohet, si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në këtë kontekst, ne mezi presim një rifillim të shpejtë të dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE për të ndihmuar në arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Status-quoja aktuale nuk është e qëndrueshme. Nuk ka asnjë alternative për një rifillim të shpejtë të bisedimeve për normalizimin midis Beogradit dhe Prishtinës”, shprehet Borrell.

“Ne gjithashtu duhet të shohim angazhimin e përtërirë të Kosovës në nismat rajonale dhe strukturat e bashkëpunimit për të mirën e Kosovës. Sfidat me të cilat përballet Kosova janë domethënëse, por kështu është edhe potenciali i Kosovës. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën në Agjendën Evropiane të Reformës dhe të vazhdojmë mbështetjen tonë në forcimin e shtetit të së drejtës për të gjithë, përmirësimin e administratës publike për të ofruar shërbime që popullata i meriton, dhe krijimin e vendeve të punës dhe rritjes”, përfundon ai.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments