Bashkëpunim me Italinë në 3 sektorë kyç të bujqësisë


Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca priti në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, një delegacion zyrtar italian të nivelit të lartë, me të cilët diskutoi hapat konkret të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e peshkimit, sigurisë ushqimore dhe bujqësisë.
“Më kënaqësi prita sot për një takim në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, parlamentaren Italiane Francecsa Gerrardi, Zëvëndës Ambasadorin Italian Luigi Mattirolo ku na u bashkua në thirrje online senatori Gian Marco Centinaio, Nënsekretari i Ministrisë për Politika Bujqësore, Ushqimore dhe Pyjore”, u shpreh Krifca.
Ministrja bëri të ditur se, gjatë këtij takimi diskutuam mbi raportet pozitive te bashkëpunimit me qeverinë italiane në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit. Angazhimin maksimal në projekte si “Blue Economy”, siguri ushqimore.
Ndamë eksperiencat më të mira në fushën e agroturizmit si dhe asistencës së qeverisë Italiane në drejtim të përafrimit të legjislacionit me BE por edhe në procesin e anëtarësimit në tërësi.
Eunews.al

