×
Sunday, January 24, 2021

“Basha të sqarojë shqiptarët për rolin e tij tinzar në hetimin e UÇK dhe lidhjet me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri”

November 23, 2020

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se çdo ditë e më shumë shtohen faktet që rëndojnë mbi Lulëzim Basha, i cili i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla thekson se Basha duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Çdo ditë e më shumë shtohen faktet që rëndojnë mbi Lulezim Basha, i cili i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri.

Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, duke vazhduar të gënjejë, por të paktën të tu kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë anti-kombëtare, ku viktimat e gjenocidit serb po trajtohen si kriminelë, e ku lufta çlirimtare po akuzohet për krime lufte. Në këtë dokument del qartë se Lulëzim Basha ka hetuar të ashtu-quajturat “burgje” të UÇK.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për