Banka Qendrore Europiane: Lufta po ndikon në ekonominë e eurozonës 

14 Apr 2022 20:45
Shpërndaje:

Pushtimi rus i Ukrainës po ndikon rëndshëm në ekonominë e eurozonës, thotë shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Në një konferencë për shtyp, Lagarde tha se kriza ka shkaktuar rritje të kostove të energjisë, ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe besim më të dobët të konsumatorëve.

“Kriza ka rritur ndjeshëm pasigurinë,” tha ajo, raporton BBC.

Reklamë Ola

“Ndikimi i luftës në ekonomi do të varet nga mënyra se si evoluon konflikti, nga efekti i sanksioneve aktuale dhe nga masat e mundshme të mëtejshme”, shtoi Lagarde.