Balla uron shqiptarët për Ditën e Verës: Këtë vit duhet ta kalojmë të veçuar, por më të bashkuar se kurrë

14 Mar 2020 11:26
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Verës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se këtë vit festën duhet domosdoshmërisht ta kalojmë brenda në shtëpi vetëm me familjen, të veçuar por më të bashkuar se kurrë.

Sipas Ballës, këtë vit duhet të kuptojmë se jemi në kushtet e një lufte, me një armik të padukshëm, por që duhet dhe do ta mundim vetëm duke zbatuar strikt rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara nga ekspertët dhe Qeveria.

Reklamë Ola

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

I uroj çdo familje shqiptare Gëzuar Ditën e Verës!

Reklamë InterMedika

Natyrisht këtë vit festën duhet domosdoshmërisht ta kalojmë brenda në shtëpi vetëm me familjen, të veçuar por më të bashkuar se kurrë.

Prej shumë vitesh asnjëherë nuk kisha munguar për festën e Ditës së Verës në Elbasan, aty ku e ka zanafillën.

Por këtë vit duhet të kuptojmë se jemi në kushtet e një lufte, me një armik të padukshëm, por që duhet dhe do ta mundim vetëm duke zbatuar strikt rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara nga ekspertët dhe Qeveria.

Do të gjejmë një moment tjetër për ballokumet e Elbasanit, sapo të çlirohemi nga kërcënimi i kësaj pandemie globale.

E sigurtë është që do të dalim të gjithë mirë, madje më të mirë🤗🌺🙏

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x