×
Friday, April 12, 2024

Balla poston foton e veçantë mes fëmijëve: Buzëqeshni, 2021 do të jetë një vit i mbarë për Shqiptarët

January 1, 2021


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e ka nisur vitin e ri 2021 me një foto të veçantë mes vogëlushëve të Kopshtit Numër 1 të Librazhdit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka ndarë një thënie të Nënë Terezës: “Gjithmonë kur të takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie”.

Sipas Ballës, 2021 do të jetë një vit i mbarë për Shqiptarët.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Gjithmonë kur të takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie”, na frymëzon Nënë Tereza. Ta fillojmë Vitin e Ri me buzëqeshje.

Ky Vit i Ri 2021 do të jetë një vit i mbarë për shqiptarët.

Gëzuar🇦🇱👐🏼🌹!

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments