Balla përshëndet firmosjen e marrëveshjes për Thumanën: Gur i rëndësishëm në themel të rindërtimit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes Fondacionit Firdeus dhe Ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj për ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmet i 26 nëntorit në Thumanë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i Partisë Socialiste, Balla deklaron se nënshkrimi i kësaj marrëveshhjeje është një tjetër gur i rëndësishëm në themel të rindërtimit.
Sipas Ballës, 9 milionë e 50 mijë euro donacione nga shqiptarët për shqiptarët, do të shkojnë për rindërtimin e 168 banesave individuale në Thumanë, e në varësi të nevojës, edhe në njësi të tjera brenda zonës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË
Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fondacionin Firdeus, një tjetër gur i rëndësishëm në themel të rindërtimit.
9 milionë e 50 mijë euro donacione nga shqiptarët për shqiptarët, do të shkojnë për rindërtimin e 168 banesave individuale në Thumanë, e në varësi të nevojës, edhe në njësi të tjera brenda zonës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
👉Ndërkohë qeveria ka avancuar 5.7 milion dollarë për rindërtimin e infrastrukturës në Thumanë dhe përgatitjen e terrenit për rindërtimin e banesave, ku shumë shpejt Firdeus do të fillojë të hedhë themelet e para!
Eunews.al