Balla: Besim plotë në metodologjinë e re. Nuk e fsheh kritikën ndaj BE-së për Kosovën



Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla u shpreh sot besimplotë lidhur me metodologjinë e re të zgjerimit të BE.

“Në Këshilin Europian diskutimi mes vendeve anëtare dhe pozicioni më i spikatur ishte Franca, nuk lidhej me cfare nuk kane arritur, sepse ne kete kendveshtri KE ka vleresuar qartë se i kanë përmbushur detyrat. Në tetor të viti të kaluar, pozicioni i vendeve anëtare kishte diskutime të ndryshime lidhur me shpejtësinë dhe axhendën e procesit.
Metodologjia e re është një zgjedhje tejet e mirë që u jep vendeve të Ballkanit, një plan të besueshëm e dinamik, sic theksoi edhe znj. Von der Leyen, por gjithashtu u rikonfirmua vlerësimi se në Këshillin Europian këto dy vende duhet të fillojnë bisedimet për anëtarësim. Metodologjia ka zgjidhur edhe divergjencat mes vendeve anëtare 2020 është shumë i rëndësishëm për rrugën e zgjerimit.
Integrimi ynë lidhet edhe me axhendën e Kosovës, një qasje për të plotësuar gjithcka që duhet për të ecur në pozicionin e vendit kandidat për anëtarësim. Nuk dua ta fsheh kritikën nga ana e BE që lidhen me një moszbatim për heqjene e vizave të Kosovës. Edhe në PE kemi theksuar nevojën që BE të garantojë një plan, por është e pakuptimtë që në 2020 të ketë viza për Kosovën.
Metodologjia e re është diskutuar prej javësh me autoritetet më të larta të qeverisë franceze. Mesazhi i Këshillit të shkuar, ishte Franca e cila kërkoi që KE të ndryshojë metodologjinë dhe nëse do të keni mundësi ta shfletoni, ka ndryshuar edhe formësimi i kapitujve për t’u negociuar. dhe ndaj sa kohë që metodologjia e re, ka marrë dakordësi të plotë, unë nuk besoj që ne Këshillin Europian, do të kemi qëndrim refraktar të ndonjë vendi të BE që lidhet me garantimin e procesit. Shqipëria e Maqedonia e Veriut në 2020 do të hapin negociatat për anëtarësim. “ u shpreh Balla, në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit.
Eunews.al

