×
Wednesday, December 17, 2025

“Asnjë dyshim, diaspora votoi Ramën”/ Gazeta greke për zgjedhjet e 11 majit: Mbizotëroi perspektiva europiane!

May 14, 2025


Përfundimisht Diaspora votoi për Edi Ramën është titulli i artikullit që gazeta greke “TA NEA” i kushton fitores së socialistëve duke e konsideruar atë së një triumf në shumicën e “bastioneve” minoritare, në fshatrat e Dropullit, të Sarandës, Finiqit , zonat malore të Himarës ndërsa ka sjellë rezultate të përziera në Sarandë.

Sipas gazetës pas numërimit të më shumë se 45% të votave të 245.000 shtetasve shqiptarë të regjistruar në vendet e huaja, ku të drejtën e votës e ushtruan vetëm 194.000, rezultatet tregojnë fitore të Partisë Socialiste me mbi 65%, çka përkthehet në faktin se vetëm një në tre votues të diasporës (përfshirë edhe shqiptarët e Greqisë) u bind nga fushata elektorale e Sali Berishës, ndërsa dy të tretat zgjodhën t’i japin edhe një shans Edi Ramës ,i cili në fushatë përqendroi mesazhet në forcimin e krenarisë kombëtare të shqiptarëve kudo që ndodhen dhe premtimit të tij për anëtarësim në BE.
Bazuar në një lexim të parë të rezultateve, mund të thuhet –thekson gazeta – se shqiptarët e Greqisë nuk votuan të ndikuar nga retorika akuzuese e Fredi Belerit ndaj “regjimit Rama”, siç e quan ai, por në bazë të çështjeve individuale dhe familjare që hasin në përditshmëri.




Comments are closed.